Në rrugën rajonale Tetovë-Çelopek, dje pasdite (6 shtator), rreth orës 16:00 e 30 minuta, ndodhi një aksident me makinë: një makinë pasagjerësh “Fiat Punto” me targa të Tetovës, drejtuar nga 27-vjeçari V.B nga Tetova dhe çiklisti “Sobim”, i drejtuar nga 57-vjeçari G.V. nga Brvenica, transmeton TetovaSot.
Në aksident, çiklisti G.V. pësoi lëndime të rënda trupore, me një automjet tjetër ai është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës, ai është mbajtyr për trajtim të më tutjeshëm, njofon SPB-Tetovë.
Pas inspektimit, shkaku i aksidentit, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe gjëra të tjera janë përcaktuar. Fillimisht, shkaku është nga shpejtësia e papërgjegjshme sipas kushteve të rrugës./TetovaSot/