Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, respektivisht në dalje të rrugës në drejtim të Pejës (te HIB-i).

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, derisa ka edhe të lënduar, por jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe autoambulanca.