Para pak çastesh një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një person ka gjetur vdekjen.  Aksidenti me vdekjen e një personi ndodhi mbrëmjen e sotme në Xhafzotaj afër Shijakut.

Mësohet se një mjet tip ‘BMW’ është përplasur me një karotrec dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i BMW, Redi Hoxha 34 vjeç. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 30.09.2017, rreth orës 18:10, në Xhafzotaj është përplasur mjeti tip BMW me targa AA 969 DN me mjetin tip Benz me targa AA 484 MJ( karraotrec).