ublicisti i njohur, Xhemal Ahmeti në kolumnën e tij të fundit ka analizuar modelin dhe qëllimin e LSDM-së dhe të Zoran Zaevit me votat e shqipatrëve të Maqedonisë, të cilët të pakënaqur nga qeverisja e partive politke shqiptare, si dhe nga prurjet e reja në skenën politike.

“Partitë shqiptare vazhdojnë luftën kundër vetes. Edhe më keq: ato sabotojnë jo vetëm njëra tjetrën por edhe kauzat themelore të të drejtave dhe lirive kulturore të popullatës së tyre. Nisur nga kjo gjendje Zaevi ka gjasa lehtë t’i fitojë komunat shqiptare. A do të ndodhë kjo?”

Sipas analistit Zaev po përpiqet që të bëjë shtetin sipas një modeli që ai e do, kurse shqiptarët po I ndihmojnë pa kushte në këtë tentative, por si do të përfundojë kjo, sipas tij, specialistët e brendshëm parashikojnë një divorc të dhimshëm me pasoja edhe më të këqija se kur partite joshqiptare ku nuk synonin votën shqiptare, kurse në anën tjetër ekspertët e jashtëm po shpresojnë se sjellja e Zaevit është e sinqertë dhe se këtë po e bën vetem e vetëm për të shpëtuar vendin nga zhbërja, mirëpo, sipas tij, nëse studiohen në përkmëri sjelljet e Zaevit në raport me shqiptarët na duket vërtet se beson që nëpërmjet strategjisë së sforcimit të subidentiteteve politike e kulturore) t’ua marrë votat shqiptarëve dhe nëpërmjet pajtimit me mohuesit e identitetit të shtetit maqedon ta sovranizojë atë përfundimisht dhe pastaj do të rinis sërish rikonfigurimin brenda: ndërtimin e shtetit të kombit maqedon – pavarësisht përmbajtjes .

“Zaevi dhe partitë shqiptare. I pari përpiqet ta bëj shtetin sipas modelit të tij, të dytët i ndihmojnë pa kushte. Së paku, për momentin, ky është efekti neto. E rezultati? Si do të përfundojë kjo simbiozë parapolitike – përgjigja e kësaj pyetjeje vizatohet nga gri deri në zi?

Specialistët e brendshëm parashikojnë divorc edhe më të dhimbshëm se më herët, më të keq se atëherë kur partitë joshqiptare nuk synonin edhe etnorajonet e shumicës “pakicë”. Stërkeqjen e radhës e siguruaka sidomos rigënjimi i të mashtruarve historik që vullnetarisht marrin pjesë në lojë, si duket për të shfryer herë pas here frustrimet dhe agresionin ndaj vetes; natyrisht me shpresën se një herë do t’i prek mëshirshëm edhe ata katarsisi përfundimtar- ndryshe ec e sqaroje dukurinë.

Ekspertët e jashtëm ndërkaq shpresojnë, respektivisht shohin ëndrra ku Zaev nuk bën mashtrime së paku në relacion me jetësimin e të drejtave themelore të shqiptarëve. Përndryshe, sipas tyre, vendi përfundimisht rrezikon të mbetet në zonë jashtë BE-së dhe me këtë tavolinë eksperimentesh drejt zhbërjes dhe lëvizjes së kufijve.

Përtej këtyre skenarëve analitikë, kur studiojmë me përpikëri sjelljet e Zaevit në raport me shqiptarët na duket vërtet se beson që nëpërmjet strategjisë së sforcimit të subidentiteteve politike e kulturore (=fragmentarizimin e kompaktësisë shqiptare për ta bërë ekuivalente të shumicës së parë, si konglomerat që i bashkon vetëm e drejta qytetare e jo kultura) t’ua marrë votat shqiptarëve dhe nëpërmjet pajtimit me mohuesit e identitetit të shtetit maqedon ta sovranizojë atë përfundimisht dhe pastaj do të rinis sërish rikonfigurimin brenda: ndërtimin e shtetit të kombit maqedon – pavarësisht përmbajtjes.”, shkruan mes të tjerave në kolumnën e tij të fundit, publicist, Xhemal Ahmeti.