Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar se synimi i subjektit të tyre politik është të kenë vendin e parë në numrin e komunave të qeverisusra nga  VV në Kosovë.

“VV ka bërë kthimin në historinë politik pas luftës ku ka dalë si subjekt fitues me 32 deputet. Përvec prishtinës synojmë që në shumicën e komunave të jemi në balotazh. LVV kësaj radhe do të ketë vendin e parë në numrin e komunave që qeverisin në Kosovë” ka thënë Ahmeti.

Kryetari i Prishtinë, kësaj radhe premtoj 100 zotime të cilat planifikojnë ti realizojnë gjatë 4 vitëve të ardhshme.

“ Po i ngrisim ambiciet kësaj radhe. Me 12 premtime kandiduam herën e kaluar, 11 i kemi përmbushur, ndërsa 1 është mbllokuar nga Kuvendi Komunal. Shkojmë më një rritje prej 100 zotimeve, të gjitha janë të realizueshme, këto zotime do të orientohen në 10 fusha të cilat do t’i prezantojmë të dielen” ka shtuar Ahmeti.

E Shpend Ahmeti e ka një kerkësë për qytetarët e Prishtinës.

Ai e ka kërkuar votën e tyre për VV për të qeverisur edhe një mandat me kryeqytetin, ndërsa ka kërkuar që votën të përcjellin edhe në Kuvendin Komunal.

Kjo sipas tij, pasi zotimet do të jenë më të lehta për tu realizuar.

Shpend Ahmeti  ka përmendur disa nga investimet që janë bërë gjatë mandatit të tij si përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, digjitalizimi  i administratës, autobusët etj.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1642181762513039/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]