Unë nuk kam rezerva sa i takon qëllimit të shumicës parlamentare. Numerikisht është aq sa është, por nëse nuk demonstron guximshëm implementim të reformave dhe nëse ne qëndrojmë fortë para premtimeve para miqve tanë ndërkombëtarë, e pranuam ne ose jo, kjo Qeveri dhe ky shtet do të jetë në këmbë në saje të mbështetjes së ndërkombëtarëve. Kështu ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.
“Unë nuk kam rezerva sa i takon qëllimit të shumicës parlamentare. Numerikisht është aq sa është, por nëse nuk demonstron guximshëm implementim të reformave dhe nëse ne qëndrojmë fortë para premtimeve para miqve tanë ndërkombëtarë, e pranuam ne ose jo, kjo Qeveri dhe ky shtet do të jetë në këmbë në saje të mbështetjes së ndërkombëtarëve. Por, nëse ne zhgënjejmë aleatët tanë që nga gjyqësori e deri te decentralizimi i mirëfilltë do të hasim në probleme të theksuara. Por, ne mund të tejkalojmë guximshëm reformat, edhe pse ato janë të dhimbshme ndonjëherë.
Maqedonia megjithatë nuk nis nga pika 0 e reformave, por ajo nuk arriti aty çka është pritur nga ne! Ju mund të thoni se edhe BDI ka faj se ishte pjesë e pushtetit. Por, po të merrni të krahasoni Programet qeverisëse, shihet qartë se Programi ynë BDI ka qenë mjaft domethënës dhe për qytetarët. Aty shihen dallime të mëdha si në ndarjen e mjeteve e deri te decentralizimi fiskal e deri te sundimi i së drejtës. BDI për aq vite sa kemi qeveris me VMRO-në, në vazhdimësi kemi kërkuar atë që kishim pjesë të Qeverisë”.