Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se shëndetësia në këtë komunën arrin 1.2 milion shërbime shëndetësore.

Ahmeti ka thënë se më shumë se 85 përqind të pacientëve që vijnë në QMF të shërohen.

Postimi i plotë:

Prej vitit 2013, shëndetësia në Prishtinë ka shënuar rritje të dukshme në cilësi. Numri i shërbimeve ka kaluar dyfishin dhe tani arrin 1.2 Milion shërbime shëndetësore.

Referimi në ShSKUK (Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës) është më pak se 15 përqind. Pra, më shumë se 85 përqind të pacientëve që vijnë në QMFtë tona shërohen në QMFtë tona që është shifër rekorde për shëndetësinë primare.