Kërçovën, në zgjedhjet e 15 tetorit, do ta fitojmë që në rrethin e parë, ashtu sikurse do të fitojmë në rreth të parë edhe në Saraj dhe në plot komuna tjera.
Kështu ka thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “Rruga e drejtë” në Alsat-M, ndërsa është shprehur i bindur se Bashkimi Demokratik për Integrim, me personalitetet që garon, do të fitojë bindshëm madje në rreth të parë. “Në Kërçovë, Saraj dhe në shumë komuna tjera do të fitojmë në rreth të parë. E thash edhe më herët se garojmë me vlera dhe personalitete të dëshmuar”, ka thënë Ahmeti.