Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka zhvilluar një takim me kandidatin për kryetar komune të Çairit, Visar Ganiu.

Burime partiake theksuan për INA se në këtë takim  Ahmeti dhe Ganiu kanë biseduar lidhur me bashkërendimin e punëve dhe aktiviteteve për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

“Ky është një takim koordinues mes kryetarit të BDI-së dhe kandidatit tonë për të arritur fitore bindëse më 15 tetor”, theksoi një përfaqësues i BDI-së.

Ganiu, tanimë zëvendësministër i arsimit ka filluar parapërgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa pritet të bëjë publike edhe programin e tij zgjedhor, që do ti ofrohet qytetarëve të Çairit.