Bashkimi Demokratik për Integrim më 15 tetor garon me vlera, me njerëz të dëshmuar dhe pres një kthesë që në këto zgjedhje të fitojmë bindshëm. Kështu ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M. 
“Bashkimi Demokratik për Integrim më 15 tetor garon me vlera, me njerëz të dëshmuar dhe pres një kthesë që në këto zgjedhje të fitojmë bindshëm. Në krye të Tetovës është një profesoreshë universitare dhe këtu nuk bëjë fushatë zgjedhore, por duhet theksuar gjërat. 
Në Çair është investuar shumë, si në aspekt të avancimit, ashtu edhe në aspekt të përparimit. Çairi ka një fizionomi të qytetit shqiptarë. 
Nuk është çështja t’ju bind se i kemi më të mirët, por të gjithë e vërejnë se Çairi ka ndryshuar me BDI-në. Shiheni muralin në Sheshin ‘Skenderbeu’, atë mural nuk e ke as në Tiranë e as në Prishtinë. Ai mural ka brenda gjithë historinë shqiptare. Kemi nderuar Hasan Prishtinën, Skënderbeun dhe shumë personalitete të shumta kombëtare”, është shprehur kryetari Ahmeti.