I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se dikush po pengon që qytetarët të kenë ndriçim publik në Prishtinë.

Ky i fundit ka thënë se dikush po prenë telat e ndriçimit publik në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Gjithashtu Ahmeti ka theksuar se në rrugën ‘Bajram Bahtiri’, tashmë kjo është rregulluar dhe se nga kamerat do të mund të kuptohet se kush po e bën këtë.

I pari i Prishtinës, ka publikuar po ashtu edhe një fotografi me të njëjtën gjendjen ku theksohet të jetë ‘Te Medreseja’.
Ky është postimi i plotë:

Ngarje e shpeshtuar keto dite. Dikush po i pren telat e ndriçimit publik në lagje të ndryshme. Kjo ne rrugen Bajram Bahtiri. E rregulluam dhe besoj se shpejtë do ta kuptojmë edhe nga kamerat se kush po e bën.