Kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli ka sqaruar se pse u ‘zhduk’ nga skena mediatike pas fitores së Kombëtares me Lihtenshteinin.

Gjatë konferencës për mediat, në vigjilje të ndeshjes me Maqedoninë, Agolli u pyet lidhur me aludimin nëse është dëmtuar dhe a është kjo arsyeja se pse nuk u prononcua për mediat pas fitores.

“Gjendja ime është mjaft e mirë. Kam qenë disponibël si në mediat vizive dhe të shkruara sidomos më momente të këqija apo humbje të skuadrës. Gjithmonë kam dalë dhe kam thënë atë që kisha për të thënë. Pas ndeshjes me Lihtenshteinin, s’dola, s’kam arsye pse, ashtu e mendova, s’kam inat me dikë, s’dua të bëj polemikë”, tha mbrojtësi i krahut.

Kapiteni u pyet edhe për mënyrën e festimit të golit të 2 – 0 ndaj Lihtenshteinit.

“Festimi i goli erdhi në mënyrë spontane”, u përgjigj Agolli.