Ben Affleck dhe Jennifer Garner edhepse janë ndarë kalojnë shumë kohë së bashku.
Ish çifti janë parë të veshur shumë thjeshtë e të lumtur pranë njëri tjetrit në Los Angeles.
Ky takim i tyre erdhi pasi aktori 45 vjeçar Affleck kishte kaluar një vikend të gjatë me të dashurën e tij të re, Lindsay Shookus, në New York.
Garner dhe Afflecka kishin aplikuar për divorc në muajin prill, dy vjet pasi kishin bërë publike ndarjen e tyre në muajin qershor të vitit 2015.
Edhe pas ndarjes, të dy kanë thënë vazhdimisht se e kanë primare edukimin dhe dashurinë për fëmijët e tyre, ashtu si edhe mirëqenien dhe gjendjen emocionale të mirë të tyre.
Të dy kanë së bashku tre fëmijë, Viloet (11), Seraphina (8) dhe Samuel (5).