Punët ër autostradnë Kërcove – Ohër janë duke vazhduar me rritme të ngadaltë, ndërsa pas zgjedhjeve lokale Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski tha se do të duhet të nënshkruhet një aneks marrëveshje të re për vazhdimin punëve pasi që kjo autostradë nuk do të përfundoj deri më janar të vitit 2018 ashtu siç ishte premtuar.

Edhe për këtë do të duhet një ankes marrëveshje e rë pasi që dihet se aneks marrëveshja mbaron me 31 janar të vitit 2018 për krye të punëve përfundimtare dhe jo nuk mund që të ndodh pasi që dihet se deri më tani janë kryer 48% të punëve dhe menjëher pas zgjedhje duhet të përgatitet një aneks marrëveshje e re për të vazhduar aneksin , por jo në dëm të qytetarëve por me qëllim që të vazhdohen punimet kryerësit e punëve ndërtimore për çka paguhen dhe kemi marrëveshje si shtet- deklaroi Goran Sugareski, ministër i Transportit .

Sugarski tha se prioritete i qeverisë do të mbetet edhe autostrada Shkup- Bllac, por në fillim do të duhet të bëhet riprojektim në disa pjesë të kësaj autostrade.

Një nga prioritete e qeverisë është edhe ajo autostrdë, por do të duhet të bëjmë një plan serioz, projekt serioz dhe nëse ka nevojë edhe një ri projektim të bëjmë në disa pjesë që ajo rrugë të jetë siç duhet dhe e punuar si duhet- tha Goran Sugareski.

Në 100 ditën e punës së re të qeverisë Sugarski tha se ministria e transportit ka arritur të thithë 188 milion euro mjete të pakthyeshme nga bashkimi evropian me qëllim për ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve të reja./alsat-m