Të paktën 3 nxënës dhe një mësues janë plagosur në një shkollë në Rusi, pasi një adoleshent hapi zjarr.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ivanteyevka, rreth 20 km në verilindje të Moskës, njofton agjencia e lajameve TASS.

Pasi ka qëlluar me armë zjarri, adoleshenti ende i paidentifikuar ka hedhur granta tymi. 3 nxënës janë hedhur nga dritarja e shkollës nga frika.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Autoritetet kaën urdhëruar mbylljen e shkollës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.