Kandidimi i ish udhëheqësit për financa të komunës së Tetovës, Adnan Neziri për të parin e qytetit, duket hapur se qyteti do të jetë një hap afër ndryshimit dhe transparencës së menaxhimit me komunën. Adnan Neziri njihet si njeriu i reformave dhe karakterizohet me transparencën e llojit të veçantë në menaxhim, pasi në parim ai ka për bazë korrektesinë, përgjegjësinë dhe menxhimin efikas për të ushtruar funksionin e të parit të komunës së Tetovës për t’i siguruar qytetarëve interesat e tyre primare dhe jetike.
Adnan Neziri, siç e njohin të gjithë tetovarët, njeriu që punën e kryen me ndershmëri të lartë dhe që dijen e tij e ka vënë gjithnjë në dobi të qytetarëve të Tetovës, sesa interesin e tij vetjak. Adnan Neziri do ta sfidojë këtë garë për të parin e qytetit të Tetovës, pasi ai si reformues i zellshëm s’do ta ketë aspak të vështirë të reformë dhe depolitizojë administratën komunale të Tetovës, dhe se interesi do të jetë vetëm shërbimi efikas për qytetarët e Tetovës.
Adnan Nezirin do të jetë nder ta ketë Tetova për udhëheqës, pasi ai me drejtësinë, korrektësinë dhe ndershmërinë që ka do t’i prijë procesit dhe problemeve të Tetovës me të gjitha kapacitetet që ai posedon./fol.mk