Anësori i Real Sociedad, Adnan Jonuzaj, duket se sonte do të jetë në stadiumin “Maksimir” për të përcjellë ndeshjen Kroaci-Kosovë.

Januzaj duket se ka vendosur t’i bashkohet Kosovës. Ai sonte pritet të jetë në tribuna për të parë sfidën ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Russia 2018”.

Një burim i KosovaPressit brenda përfaqësueses së Kosovës ka lënë të nënkuptohet se Januzaj do të jetë sonte i pranishëm në stadiumin “Maksimir”.