Motrat Ismaili që nga fillimet e para të karrierës së tyre u përcollën detajisht nga mediat dhe fansat e tyre.

Adelina Ismaili ani pse ka kohë që po qëndron e përkushtuar vetëm tek familja e saj, bashkëshorti, djali e motrat, ende vazhdon të jetë e ndjekur maksimalisht nga një numër i madh i njerëzve.

Zanfina shprehet shpesh se është më e lumtur se kurrë pasi mori epitetin më të ëmbël ‘teze’. E Adelina nëpërmjet një statusi përkrah një fotografie të publikuar ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të si teze.

”Kur nëna të thotë jo, po të thotë tezja.. Princesha ime e përkryer”, ka shkruar Adelina