Amir Abrashi është dëfryer gjatë udhëtimit me aeroplan.
Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë pas barazimit 1:1 me Maqedoninë kanë marrë aeroplanin për t’u kthyer në skuadrat e tyre respektive.
Udhëtimi i lodhshëm ka bërë që Burim Kukeli dhe Federik Veseli të flenë gjatë rrugës, derisa Amir Abrashi e ka shfrytëzuar këtë periudhë për t’u tallur me dy bashkëlojtarët.
Ai ka postuar dy fotografi në Instagram, teksa shihen Kukeli e Veseli duke fjetur, kurse ky u ka përgatitur një ‘befasi’.