Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Amir Abrashi pësoi një dëmtim të rëndë në Bundesligë në fundjavë dhesipas raporteve mjekësore, Abrashi do të mungojë së paku 4 javë në fushën e gjelbër.

Futbollisti i Frajburgut vuajti këputjen e pjesshme të ligamenteve në këmbën e djathtë në humbjen e thellë 4-0 ndaj Bajer Leverkusen dhe u zëvendësua nga Majk Frantz pas vetëm 28 minutash.

Amir Abrashi ishte aktivizuar vetëm dy ndeshje këtë sezon në Bundesligë dhe pritej të ishte në formacionin titullar edhe këtë të mërkurë ndaj Hanoverit. Mungesa e një mesfushori qendror me tipare mbrojtëse, kthehet në shqetësim për trajnerin Kristian Strajh, por më shumë komplikon skemat e trajnerit Panuci në kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj dy skuadrave më të forta të grupit muajin që vjen, me Spanjën dhe Italinë.