Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë mund të ndikojë në ndryshimin e formës të së pasmeve.

Nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë, sidomos me shpinën e kërrusur, muskujt fleksorë të ijeve shtrëngohen pasi zgjaten dhe krijojnë probleme edhe me muskujt e legenit.

Sipas ekspertëve, ky lloj qëndrimi shkakton kontraktim të muskujve të vitheve, të cilat përshtaten në atë gjendje duke dëmtuar stabilitetin e trupit dhe duke i bërë të pasmet tuaja të duken më të sheshta.

Ky lloj qëndrimi nxit edhe krijimin e celulitit dhe probleme me lëkurën rreth ijeve e të pasmeve, si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut.