Ka shumë teori që Tupac nuk ka vdekur nga të shtënat më 1996.

Vdekja e Tupac Shakur ende është një nga misteret më të mëdha në shoëbiz, derisa vrasësit e tij 21 vjet më vonë vazhdojnë të mos dihen.

Reperi legjendar u qëllua në Las Vegas në shtatorin e vitit 1996 jashtë makinës së tij derisa ishte së bashku me Suge Knight.

25 vjeçari ishte qëlluar dy herë në gjoks, një herë në krah dhe një herë në kofshë. Ai kishte ndërruar jetë gjashtë ditë më vonë në spital nga gjakderdhja e brendshme…nëse ka vdekur?

Ka shumë teori konspiracioni lidhur me vdekjen e Tupac, duke thënë se reperi nuk ka vdekur, por është gjallë e shëndosh dhe jeton në Kubë.

Kjo mund të duket e dyshimtë por ka shumë ‘evidenca’ që sugjerojnë se ylli, emri i vërtetë i të cilit ishte Lesane Paris Crooks, nuk vdiq në Nevada.

Të gjithë që besojnë se ‘Tupac inskenoi vdekjen e tij’ mbrojnë teorinë me disa detaje nga nata e vrasjes.

14 të shtëna dhe asnjëra prej tyre nuk e qëlloi Suge Knight, edhe pse ai ishte në të njëjtin vend.

Truproja e Tupac do të duhej të ishte me të por u tha se në minutën e fundit, Tupac i tha atij që të dërgonte të dashurën në shtëpi.

Reperi vishte antiplumb pas tentim vrasjes dy vjet më parë, por çuditërisht atë ditë nuk e kishte veshur.

Dyshime për vdekjen e Tupac ka edhe Knight.

‘Kur unë lashë spitalin, unë dhe Pac argëtoheshim dhe qeshnim. Nuk e di se si dikush nga të qenit mirë bëhet keq”, kishte thënë ai në një dokumentar.

Por ku po fshihet Tupac? Në Havana?

Halla e reperit është aktiviste politike në Kubë dhe jeton atje që kur fitoi azilin më 1986.

U tha se Tupac shpëtoi veten me inskenimin e vrasjes për të shpëtuar nga bandat lokale.