Të paktën 10 pasagjerë kishin nevojë për trajtim spitalor pas turbulencave ekstreme gjatë një fluturimi, muajin e kaluar nga Athina në Florida.

Të 10 personat kanë dalë nga spitali, sipas ABC News, por a duhet të shqetësohemi nga turbulencat?

Turbulenca është forma më e zakonshme e dëmtimit të ajrit dhe rreth 58 njerëz në SHBA kërkojnë ndihmë spitalore çdo vit.

Mirëpo, një fluturim me dridhje nuk është asgjë për t’u frikësuar, kështu ka thënë kapiteni i British Airways, Steve Allright, për The Telegraph.

Ekipet e fluturimit kanë një shkallë të ashpërsisë për trazirat: të lehta, të moderuara, të rënda dhe ekstreme. Turbullirat e moderuara nuk i frikësojnë pilotët, sipas Allright, i cili gjithashtu tha se dridhjet ekstreme janë të rralla, por jo të rrezikshme.

Por, mënyra më e mirë për të qëndruar të sigurt është të lidheni me rripin e sigurisë.