Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin ‘Tonight’ të Ilva Tares, ka folur për shqetësimin se Holanda dhe Franca po shqyrtojnë mundësinë për të rikthyer regjimin e vizave me vendin tonë.

Ai thotë se lajmet që janë publikuar lidhur me këtë çështje, nuk janë të vërtetat, duke shtuar se raportohet me këto dy shtete janë shumë të mira.

“Në dijeninë time nuk ka asnjë shqetësim zyrtar, as nga Franca dhe as nga Holanda.

Unë kam marrëdhënie shumë korrekte me të dy homologët dhe nuk kanë patur asnjë shqetësim zyrtar për këtë çështje. Shqiptarët nuk kanë arsye të frikësohen”, -tha Xhafaj.