Një mik më i mirë mund të sjell gëzim të madh, rehati, ngushëllim dhe argëtim në jetën tuaj. Njerëzit kanë nevojë për miq të ndajnë kohën e mirë dhe të ofrojnë mbështetje në ditë të këqija,

Miqësitë e mëdha zgjasin jetën. Një studim 10-vjeçar australian tregoi se ata që kishin shoqëri të ngushtë kishin 22% më shumë gjasa të jetojnë më gjatë.

Për fat të keq, një mik i keq mund të ketë efekt të kundërt, duke sjell një cenueshmëri më të madhe ndaj të gjitha shenjave trupore të lidhura me stresin ,presionin e lartë të gjakut, uljen e imunitetit, sheqerin e lartë në gjak, depresionin, ankthin.

Por si mund t’a dini nëse jeni në një miqësi që po ndikon në shëndetin tuaj dhe në vrasjen e shpirtit tuaj?

– Ju e gjeni veten në një garë me “miqtë më të mirë” të tjerë

-Ka një mosbalancim në kohën e bisedës – e gjithë koha për miqtë, aspak për ty

Ju e merrni atë në telefon për t’i treguar si ka qenë dita juaj, ose për t’a pyetur atë si ka qenë dita e saj. Filloni i tregoni se çfarë ka ndodhur gjatë ditës, por ajo duhet t’a ndërpres telefonatën për shumë arsye, por që në fakt ajo nuk do të dëgjojë shqetësimit apo gëzimet tuaja.

 Kush thërret kë?

E thërret shpesh, ndiheni sikur ju jeni më të interesuar të flisni e takoheni se sa ësht ajo/ai? Marrëdhënia fillon “helmohet” kur personi tjetër nuk është aq i përkushtuar sa ty.

– Miku juaj më i mirë ju thotë se duhet të ndryshoni

A nuk duhet t’i shohë ajo dhe mangësitë e saj që asnjëherë nuk mendon t’i ndryshojë. Ajo nuk është e interesuar të shohë atë që ajo bën, por vetëm kritikon të tjerët.

– Jeni duke ‘ecur’ në vend të gabuar

Keni qeshur, komunikuar e çdo gjë ka qenë mjaft e këndshme. Pastaj gjithçka ndryshoi. U thye. Filloni të keni kujdes për çdo gjë që mund të thoni.

– Kontrolli emocional nuk varet nga ju

Ju gjithmonë shqetësoheni se ajo do të reagojë negativisht, ose do të mërzitet me ju. Kur është mirë, është e mrekullueshme, por pastaj, për ndonjë arsye të panjohur gjeni vetën në listën e armiqve të saj. Ju ndiheni të parehatshëm, të shqetësuar, të frikësuar.

– Stresi fillon të kaplojë trupin tuaj

Ndiheni të sëmurë ndërsa stresi ndikon në trupin tuaj. Në vend që të ndjeheni të fortë nga lidhja juaj, ju filloni të ndiheni të dobësuar. Trupi juaj vazhdon të reagojë. Ndiheni të shqetësuar, keni kokëdhimbje dhe shqetësime në stomak. Kur jeni në një miqësi të fortë, të madhe, ajo rrit sistemin tuaj imunitar. Marrëdhëniet shoqërore shpesh kanë ulje dhe ngritje, por ato të shtojnë jetën andaj nuk duhet të heqni dorë