Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ndarjen e 8 mijë eurove nga qeveria për të blerë telefona e ka cilësuar banale në kohën kur pacientët vuajnë edhe për një gjilpërë në spitale. Ai thotë se qeveria e kaluar bashkë me detyrën është dashur që t’i dorëzojnë edhe pajisjet teknologjike.

“Atrsyetimi nga zyra e Kryeministrit, “se rrogat nuk na dalin me ble telefona” ashte teper banal, dhe shume qesharak perpara kesaj varferie ektreme”- shkruan Zeka në FB, transmeton Express.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kerkese banale, arrsyetim hala ma banal nga Zyra e Kryeministrit

Ashte ba nje kerkese nga zyrtare prane kryeministrise, qe te blehen telefona me vlere 8000 euro, ne kohen kur pacientet po vuajne neper spitale, qofte per nje xhilper.

Tani me thoni diçka: ku jane telefonat dhe laptopat e blere nga ish kryeministrat e kaluar?! A duhet qe bashke me detyren, te dorezohen edhe telefonat, edhe laptopat?! Nese jo, pse nuk merren edhe mobilet neper shtepi e banesa private?!

Atrsyetimi nga zyra e Kryeministrit, “se rrogat nuk na dalin me ble telefona” ashte teper banal, dhe shume qesharak perpara kesaj varferie extreme…