Në Zvicrën Lindore, gjatë 72 orëve (tri ditë të plota) ka pasur reshje shiu pothuajse të pandërprerë. Siç bën të ditur SRF Meteo, vetëm në pasditën e të shtunës është regjistruar një pauzë e shkurtër e shiut.

Ndërsa në vazhdim, në natën në mes të të shtunës dhe të dielës, në vende të ndryshme brenda këtij regjioni janë matur edhe njëherë  deri në 35 milimetra shi, njoftojnë meteorologët.

Por, përgjatë tri ditëve me reshje, në pika të caktuara sasia e shiut ka kaluar 200 milimetrat.

Në Kantonin e St. Gallenit, në mbrëmjen e të shtunës ka pasur sërish mobilizim të zjarrfikësve për shkak të njoftimeve për vërshime, transmeton albinfo.ch. Ndërhyrje ka pasur po ashtu edhe në vende tjera të regjionit dhe para së gjithash në Altstätten