Inspektoriati shtetërorë sanitarë dhe shëndetësor, heton se a ka lëshime higjienike dhe kushte për punë në Klinikën për Gjinekologji, pasiqë më 21 Shtatorë, në të njejtën mbrëmje kanë vdekur 4 foshnje të lindura para kohe.

“Kërkova nga Inspektoriati sanitary shëndetësor, detajisht të kontrollohet pjesa për përkujdesje intensive ku janë bebet  e lindura para kohe.  Pas mbikqyrjes së tyre do të vërtetojmë se a është aty problemi” – ka thënë Viktorija Jovanovska, drejtoresha e re e Klinikës për Gjinekologji.

Sot, doli edhe raporti prej komisionit për vëzhgim profesional të punës së Klinikës për Gjinekologji, që e formoi Ministria e Shëndetësisë pikërisht për këtë rast.
Sipas këtij raporti, personeli shëndetësor, ka vepruar përmes protokoleve të parapara medicionale.

Eshte dhene tretman i duhur para lindjes, kane qene ne gatishmeri per rregullat e indikacioneve  te kryerjes operative te lindjes se parakohshme, kane qene ne gatishmeri per procedurat e anestezionit, ne menyre te suksesshme ka qene e kryer stabilizimi i posalindurve, dhe pershtatshem eshte kryer kujdesi intenziv i paslindjes dhe terapia – qendron ne raportin e komisionit per mbikqyre profesionale.

Sipas raportit të Komisionit, bëhet fjalë për shtatëzani me rrezik të lartë, që rezultojnë me lindje të hershme.

Bebet ishin me komplikime shëndetësore gjatë shtatëzanisë dhe sipas Komisionit, të gjithë këto faktorë të rrezikshëm e vështirësojnë mbijetesën e tyre.

Foshnja mashkull i lindur para kohe me peshë ekstrem të vogël, ka vdekur në 24 orët e para të lindjes. E dyta është foshnja femër e lindur para kohe, shkaku shtatëzanisë së rrezikshme, e ëma kishte shtypje të lartë dhe infeksion. I është dhënë terapi shëndetësore, ka vdekur në ditën e tretë të lindjes.

Foshnja e tretë është mashkull, i lindur para kohe. Edhe ky rast ishte nga rreziku i lartë i shtatëzanisë. Menjëherë pas lindjes i është dhënë terapia shëndetësore, por gjendja i është përkeqësuar dhe ka vdekur.

E katërta është bebe e gjinisë femër, në repartin inteziv ka qëndruar 37 ditë, në gjendje shumë të rëndë, dhe gjatë gjithë kohës ishte në aparate për frymëmarrje, shkruan në raportin e Komisionit për Mbikqyrje të formuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtoresha e Gjinekologjisë Jovanovska thotë se Doktoresha kujdestare në ndrrimin e së cilës kanë vdekur foshnjet është në suspendim deri të enjten kur do të diskutojë komisioni disiplinorë i Klinikës.

Ndryshe, pavarësisht gjithë këtyre rasteve, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, vazhdon fushatën e tij elektorale për ta fituar komunën e Gostivarit. /ilirianews.mk/