Pasi kanë mbetur të ngujuar në gondolën për vëzhgim në kullën e lartë prej 53 metrave, 14 persona janë shpëtuar me helikopter.

Shpëtimtarët me ndihmën e çekrekut kanë arritur t’i nxjerrin njerëzit nga gondola e cila ndodhet në pushimoren Vejmut në bregun e Anglisë Jugore.

Operatorët e gondolës theksuan se bëhet fjalë për defekt mekanik.