Pasi iu tha që kishte vetëm disa muaj jetë, një veteran i Luftës së Dytë Botërore i ka tronditur mjekët duke mposhtur kancerin, në një moshë të thyer prej 101-vjetësh.

Bert Collins i lindur në vitin 1916, i moshuari nga Sidnei ka kaluar nëpërmjet një trajtimi imunoterapie dhe tashmë tumori në fytyrën e tij është zhdukur. Burri shekullor, i cili ka lënë duhanin kur ai ishte 60 vjeç, thotë se ka jetuar më shumë se 100 vjet sepse ishte njeri i fortë por edhe me fat.

Kanceri i melanomës i kishte prekur fytyrën, trurin, mëlçinë, kockat dhe mushkëritë kur ai u drejtua për te mjekët. Doktori i tij vendosi të provojë imunoterapinë, e cila funksionon duke bërë të mundur që sistemi imunitar të trupit të eleminojë kancerin.

“Kemi shumë pacientë rreth të ’80-ave dhe ’90-tave të cilët marrin këtë trajtim. I mbijetuari i kancerit u ndihmua nga fakti se ai ishte në gjendje më të mirë se shumë njerëz dekada më të rinj se ai, dhe iu përgjigj mirë trajtimit”, thanë mjekët.