Zvicra ka shënuar fitore të lehtë prej 0:3 në udhëtim ndaj Letonisë
Zvicra ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit direkt në Kupën e Botës, pas fitores ndaj Letonisë në udhëtim me rezultat 0:3.
Golat për Zvicrën në këtë takim i shënuan Seferovic, Blerim Xhemaili dhe Riccardo Rodriguez.
Pas kësaj fitoreje Zvicra mban vendin e parë në Grupin B me 24 pikë, duke fituar tetë nga tetë ndeshja sa ka luajtur, ndërsa Portugalia mbetet në vendin e dytë më 21 pikë.