Manchester United dhe Manchester City kanë vazhduar në fazën tjetër të Carabao Cup, pasi kanë eliminuar Burtonin përkatësisht WBA

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore të thellë ndaj Burton me rezultat 4:1, për të vazhduar kështu në fazën tjetër të Carabao Cup.

Golat për Unitedin në këtë takim i shënuan Rashford dy, Lingard dhe Martial, ndërsa për mysafirët shënoi Dyer.

Tutje në fazën tjetër të kësaj kupe ka kaluar edhe Manchester City, që mposhti 1:2 WBA me golat e Leroy Sane, ndërsa për vendësit shënoi Yacob.