Stoke City dhe Manchester United kanë barazuar 2:2 në kuadër të Premierligës
Skuadra e Stoke Cityt ka barazuar 2:2 me Manchester Unitedin, në ndeshjen e xhiros së katërt të Premierligës.
Të dy golat për Stoke i shënoi sulmuesi Choupo-Moting, ku për njërin asistoi Xherdan Shaqiri, ndërsa për Unitedin shënuan Rashford dhe Lukaku.
Pas këtij barazimi, Unitedi mbetet në vendin e parë më 10 pikë, aq sa ka edhe Manchester City, ndërsa Stoke City ngritët në vendin e 10 më 5 pikë.