Legjenda braziliane, Ronaldo i është ofruar ish skuadrës së tij Real Madrid

Real Madrid në fillim të këtij sezoni ka pasur probleme më shënimin e golave, por ish-lojtari i tyre, Ronaldo është i gatshëm t’i shpëtojë.

Ai beson se Reali ka sulmues të mirë në skuadër, por nëse ndodh diçka, atëherë ai është gati të luajë në partneritet me Cristiano Ronaldon.

“Ne kemi shumë lojtarë që mund të shënojnë dhe jam i sigurt që nuk do të jetë një problem”, tha Ronaldo për mediat braziliane.

“Por, nëse diçka ndodh, atëherë më duhet të kthehem në formë dhe të jem i gatshëm nëse ju duhem”, u shpreh me shaka braziliani.

Reali në pesë ndeshjet e para këtë sezon në La Liga ka shënuar 9 gola.