Ish-legjenda e Juventusit, Michael Platini e ka pranuar se është rritur niveli dhe gara në Serie A

Michael Plattini beson se këtë sezon është rritur gara në mes të skuadrave dhe Juventus nuk është më dominues si ka qenë në vitet e fundit.

Ai beson se Inter dhe Milan janë përforcuar shumë, ndërsa insiston se Roma dhe Napoli janë shumë të forta.

“Niveli konkurrues është përmirësuar shumë në Serie A, sepse Juventus nuk është aq dominues si përpara”, tha Platni për beIN Sports.

“Inter dhe Milan kanë investuar shumë në afatin kalimtar, pastaj aty janë Roma dhe Napoli”.