Conor McGregor nuk është fare i mërzitur pas humbjes nga Floyd Mayweather
Boksieri irlandez, Conor McGregor ëshët tallur me meçin e shekullit të zhvilluar ndaj tij dhe amerikanit Floyd Mayweather.
Mcgregor duket se është shumë i lumtur për këtë meç, pas të cilit përfitoi më shumë se 30 milionë euro, më shumë se kishte fituar ndonjëherë në UFC.
Ai me anë të një postimi në Twitter e quan cirk luftën me Mayweather dhe thotë se nga aty është larguar si i pasur.
“Një Orangutan i borgosur, i cili i ndjek rregullat e cirkut dhe nga aty largohet i pasur”, shkruan McGregor.
Kjo deklaratë e tij është duke bërë bujë në mediat botërore.