Mesfushori i Romës, Maxime Gonalons e ka pranuar se një ditë do të kthehet në Lyon

Maxime Gonalons tërë karrierën e tij e kishte kaluar në Lyon, para se këtë verë të vendoste të transferohej në Roma.

Por, ai beson se një ditë do të kthehet te kjo skuadër, ku edhe gjithnjë ka dashur që ta mbyll karrierën.

“A do të kthehesha në Lyon? Po, është diçka që dua. Klubi nuk ma ka mbyllu derën dhe ne e kemi biseduar këtë”, tha Gonalons për Canal Football Plus.