Yevhen Konoplyanka ka treguar se Inter, Lazio, Stoke City dhe Galatasaray u interesuan për shërbimet e tij

Anësori i Schalkes, Yevhen Konoplyanka ka treguar se ka pasur oferta shumë të mira gjatë kësaj vere, por vendosi të qëndronte shkaku i trajnerit.

Konoplyanka tregon se nëse nuk do të ndërrohej trajneri, atëherë ai do të ndërronte skuadër.

“Kishte interesim nga skuadrat Stoke City, Lazio, Inter dhe Galatasaray”, tregoi Konoplyanka për mediat ukrainase.

“Nëse trajneri i vjetër do të qëndronte, unë kisha oferta dhe do të largohesha. Fatmirësisht ka arritur trajneri i ri dhe gjithçka po shkon shumë mirë”.