Dani Ceballos do të kalojë sonte natën në spital, pas lëndimeve që ka pësuar nga lojtarët italian

Mesfushori i Real Madridit dhe Spanjës U21, Dani Ceballos do të kalojë sonte natën në spitalin Virgen de la Salud in Toledo.

Ai ka pësuar lëndime të shumta nga lojtarët e Italisë, në fitoren 3:0 të skuadrës së tij.

Ceballos ishte goditur disa herë nga lojtarët kundërshtarë, por ishte zëvendësuar pa pasur ndonjë problem.

Gjatë kohës që ishte në bankën rezervë ka filluar të ketë dhimbje të qafës dhe është dashur të reagojë ndihma e shpejtë, për të transportuar në spital.

Më vonë do të mësohet gjendja e tij fizike.