Mesfushori brazilian, Rafinha do të largohet nga Barcelona gjatë muajit janar

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha dëshiron që gjatë janarit të largohet nga Camp Nou për të kaluar në Premierligë, shkruan Mundo Deportivo.

Lojtari ndjen se nuk ka vend në formacionin e Barcelonë dhe nëse dëshiron të sigurojë një vend në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës, i duhet të gjejë një skuadër kua luan vazhdimisht.

Për lojtarin ishin interesuar gjatë verës që lamë pas skuadrat të mëdha si Arsenal, Tottenham dhe Milan.