Manuel Neuer ka pësuar sot një tjetër lëndim në stërvitje dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë

Bayern Munich sot ka marrë një lajm shumë të keq, pasi kapiteni Manuel Neuer ka lënduar sërish këmbën e majtë.

Sipas Bild, drejtuesit e Bayernit dhe Neuer sot do të vendosin nëse ka nevojë për operim, që më shumë gjasë do të ndodh.

Neuer për shkak të këtij lëndimi pritet që të mungojë deri në tetë javë.

Gjermani ishte kthyer vetëm tre javë më parë nga një lëndim, i cili e kishte lënë jashtë fushave të gjelbra për pesë muaj.