Hoffenheim ka vazhduar pa humbje në stadiumin e saj, duke mposhtur Bayern Munichun me rezultat 2:0

Skuadra e Hoffenheimit ka mposhtur 2:0 Bayern Munichun, në kuadër të xhiros së tretë të Bundesligas.

Të dy golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi Uth në minutat 27’ dhe 51’.

Pas kësaj fitoreje Hoffenheim ngritët në vendin e dytë më 7 pikë, ndërsa Bayern Munich bie në vendin e pestë më 6 pikë.