Gjermania ka shënuar fitore të thellë ndaj Norvegjisë me rezultat 6:0 në kualifikimet për Kupën e Botës

Kombëtarja e Gjermanisë është vetëm një pikë larg kualifikimit në Kupën e Botës, pas fitores së thellë prej 6:0 ndaj Norvegjisë.

Golat për Gjermaninë në këtë takim i shënuan Ozil, Draxler, Werner dy, Goretzka dhe Mario Gomez.

Pas kësaj fitoreje Gjermania mban vendin e parë me 24 pikë nga tetë ndeshje në Grupin C, e ndjekur nga Irlanda e Veriu me 19 pikë.