Lewis Hamilton o Mercedesit ka triumfuar në Garën për Çmimin e Madh të Italisë në Monza

Ndryshe nga çfarë ndodhi në provat zyrtare, gra e sotme në Monza është zhvilluar nën rrezet e diellit.

Edhe në të tilla kushte, “shigjetat e argjendta” u shfaqën superiore ndaj “kokëkuqeve”, që pavarësisht se garonin në shtëpinë e tyre nuk patën thuajse aspak mundësi të rivalizonin Hamiltonin, duke lënë të zhgënjyer tifozët e shumtë të pranishëm të Ferrarit.

Jo vetëm për mungesën e triumfit të shumëpritur, por edhe për performancën e dobët të Raikkonen, që e mbylli garën në vendin e pestë, pas Ricciardos me Red Bull.

Me këtë fitore, britaniku Hamilton katapultohet në krye të renditjes për pilotë, me 238 pikë, 3 më shumë sesa Sebastian Vettel me Ferrari.

Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 zhvillohet pas dy javësh në Singapor.