Spanja dhe Italia kanë vazhduar me fitore në kualifikimet për Kupën e Botës

Kombëtarja spanjolle ka vazhduar me paraqitje të mira, pasi ka mposhtur Lihtenshtejnin me rezultat të thellë 0:8.

Golat për Spanjën i shënuan Ramos, Morata dy, Isco, Silva, Aspas dy dhe Goppel autogol.

Fitore ka shënuar edhe Italia, e cila mposhti Izraelin me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Immobile.

Pas këtyre ndeshjeve, Spanja kryeson Grupin G me 22 pikë, tre më shumë se sa Italia, ndërsa Shqipëria mbetet në vendin e tertë më 16 pikë.