Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Tiranë, Sanja Bujas Juraga, të cilës i ka shprehur shqetësimin pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kroacisë për ekstradimin në Serbi të shtetasit shqiptar Ismail Morina-Ballisti.
Meta me këtë rast shprehu dyshimin, se në Serbi nuk do të ketë proces të drejtë ndaj Morinës.
Ai po ashtu ka shprehur shqetësimin edhe për sigurinë e jetës së Morinës në burgjet e Serbisë në rast ekstradimi.