Manchester City ka frikë se do të humb garën me skuadrën franceze PSG për sulmuesin Alexis Sanchez

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola gjatë kësaj vere kishte kërkuar transferimin e Alexis Sanchez, por Arsenal nuk pranoi shitjen e tij.

Kontrata e Sanchezit skadon në fund të këtij sezoni, por City ka frikë se nuk mund ta marrë as me parametra zero, shkruan The Sun.

Drejtuesit e skuadrës angleze besojnë se PSG mund t’i ofrojë pagë më të lartë kilianit dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja se ai do të refuzonte Cityn.