Barcelona ka pasur mundësi dy herë që të transferojë sulmuesin Paulo Dybala
Skuadra katalunase ka pasur mundësi gjatë afatit kalimtar të verës që të nënshkruajë me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, por e refuzoi këtë mundësi.
Sipas El Chiringuito de Jugones, pavarësisht bisedimeve, drejtuesit e Barcelonës nuk besonin që Dybala do të përshtatej me Messin dhe Coutinhon, të cilin do ta transferonin më vonë.
Vlera e argjentinasit ishte 120 milionë euro.