Barcelona ka shënuar fitore të thellë prej 6:1 ndaj Eibar, në xhiron e pestë të La Ligas

Skuadra e Barcelonës e ka nisur në mënyrë perfektë sezonin e ri në La Liga, duke shënuar fitore në pesë ndeshjet e para.

Katalunasit sonte në Camp Nou deklasuan Eibarin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:1, me golat e shënuar nga Leo Messi katër gola, Paulinho dhe Denis Suarez, ndërsa për Eibarin shënoi Henrich.

Pas kësaj fitoreje Barcelona mban pozitën e parë më 15 pikë, 5 më shumë se sa Sevilla në vendin e dytë me një ndeshje më pak.