Zyrtarizohet e ardhmja e Carlos Bacca. Sulmuesi i Milanit do të shkojë te Villarreal në formë huazimi. Klubi italian ka gjetur akordin me spanjollët për të huazuar kolumbianin dhe me të drejtë blerje nga ana e Villarealit.

Bacca do të udhëtojë drejt Spanjës për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re.

Milan ndërkohë pret mbërritjen e sulmuesit të Fiorentinës, Kalinic. Akordi mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.